Home Ballina Ligji për Tatimin në Pronë dërgohet në Kushtetuese

Ligji për Tatimin në Pronë dërgohet në Kushtetuese

0
Ligji për Tatimin në Pronë dërgohet në Kushtetuese

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

Dorëzimin e kërkesës për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Për dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese kishte njoftuar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili tha se nëse ndodhë një falje e tillë, komunat do të ketë humbje prej 27 milionë euro.

Ai kishte shtuar se kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe komunat e banuara nga serbët.

“Kësaj kërkese i janë përgjigjur pozitivisht edhe komunat e banuara nga serbët. Kemi Komunën e Novëbërdës, Shtërpcës, Parteshit e Graçanica”, tha Ibrahimi.

Kujtojmë se, sipas një njoftimi nga AKK thuhet se ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës.

“Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Exit mobile version