10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ligji për KPM-në, Rexha: Jemi në konsultim që t’i shkruajmë presidentes Osmani, që ta kthejë atë në Kuvend

- Advertisement -

Lidhur me këtë, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) Xhemajl Rexha, i cili tha se si AGK shprehin keqardhje që propozimet dhe sygjerimet e mediave si akterë të rëndësishëm nuk janë marrë parasysh.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka ndjekur që prej fillimit me vëmendjen përpjekjen e Qeverisë për të krijuar ligjin e ri të KPM-së, ne shprehim keqardhje që mediat si akterë të rëndësishëm nuk janë marrë parasysh vërejtjet dhe sygjerimet e tyre. Besoj që qëllimi i ligjit të KPM-së është që shtrijë kontrollin dhe të diciplinojë mediat edhe përmes gjobave që parashihen të jenë deri në 40 mijë euro që mund të çojë edhe në mbylljen e disa mediave që konsiderohen si më të vogla”, deklaroi ai.

Tutje, Rexha ai thotë se shpreh keqardhje që sipas tij partia në pushtet nuk ka marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar.

“Ne shprehim keqardhjen që Qeveria e Kosovës, partia në pushtet e Vetëvendosjes nuk i ka marrë parasysh as vërejtjet dhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, as raportin e Këshillit të Evropës i cili në mënyrë të qartë ka thënë që ligji aktual nuk i përmbushë standardet evropiane”, tha ai.

Më tej, kryetari i Bordit të AGK-së thotë se janë në konsultime të opsioneve për t’i shkruar presidentes Osmani, që të kthejë në Kuvend projektligjin dhe të mos e nënshkruajë.

“Jemi në konsultim të disa opsioneve për ti ndërrmarrë, njëra prej tyre është që t’i shkruajmë presidentes Osmani që të kthejë ligjin në Kuvend dhe të mos e nënshkruajë dhe po ashtu edhe disa partie politike opozitare tashmë kanë plan për të dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, natyrisht AGK-ja si OJQ e pavarur nuk përzihet me anët politike me asnjë parti, por gjithsesi ne gjithmonë mirëpresim çdo iniciativë ligjore apo kushtetutese që do ta pengonte hyrjen në fuqi ligjin aktual”, theksoi ai.

Rexha për reagimin e qeverisë së Kosovës ku thuhet se me këtë ligj kanë ruajtur pavarësinë e mediave nga ndikimi politik, tha se pavarësia e mediave nuk ruhet duke marrë parasysh edhe sjelljen e partisë politke në pushtet kundrejt mediave.

“Pavarësia e mediave nuk ruhet pasi që partia politke në pushtet nga mënyra se si është sjellë me mediat në gjithë këto tri vite, edhe në përpjekjen për të mbyllur edhe TV Klan Kosova, ne e kemi parë që do të provojnë që të udhëheqin KPM-në që do të jenë të partisë politke dhe që do të ndërrmarrinë vendime në propozimë me politikat qeverisëse të VV-së dhe kundër mediave”, u shpreh ai.

Për në fund, kryetari i Bordit të AGK-së thotë se vërejtjet e faktorit ndërkombëtar duhet të jenë alarm për qeverinë e Kosovës

“Ne jemi falënderues për bashkëpunimin që kemi me faktorin ndërkombëtar në Kosovë, me të gjitha ambasadat, me OSBE-në dhe Këshillin e Evropës, në fakt këto vërejtje edhe do duheshin me qenë alarm për Qeverinë e Kosovës, për Vetëvendosjen,  pasi që Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe ka miratuar dy ligje edhe atë të Këshillit Prokurorial përveç këtij të mediave, të cilat nuk i përmbushin standardet e Këshillit të Evropës ku Kosova dëshiron të anëtarësohet”, përfundoi kryetari i Bordit të AGK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit