22.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Ligji për KPM-në anti-kushtetues, Tahiri: Kemi fituar një betejë të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën, raporton Periskopi.

Deputeti i PDK-së ka mirëpritur vendimin duke shtuar se ‘kemi fituar një betejë të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura në Kosovë.

Sot kemi fituar një betejë të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave – një ligj që synonte kontrollin e mediave dhe kufizimin e lirisë së shprehjes. Ne e kemi kontestuar këtë ligj me kohë, sepse kemi besuar thellësisht se përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”, ka shkruar Tahiri.

Sot, Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: ky pushtet ka shkelur Kushtetutën, ka cenuar lirinë e medias dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë.

Kjo është një fitore për çdo gazetar, për çdo qytetar që mendon ndryshe, për çdo zë që nuk pranon të heshtet.

Kosova nuk ka nevojë për pushtete që frikësohen nga liria. Ka nevojë për demokraci të vërtetë – me institucione të pavarura dhe media të guximshme.

Liria e fjalës nuk negociohet. Dhe sa herë të cenohet, do të na ketë përballë”, përfundon Tahiri.

 

 

Të ngjashme

Të fundit