22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ende s’ka filluar me punë.

Mirëpo kjo nuk ishte pengesë që të ecë përpara reforma më e përmendur, ajo në sistemin prokurorial.

Në muajin e kaluar, Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi.

Si risi në këtë ligj, llogaritet ndryshimi i numrit dhe përbërjes së anëtarëve të KPK.

Efikasiteti i këtij ligji, vlerësohet se mund të shihet vetëm nëse i njëjti zbatohet në plotni.

Përkundër plotësim ndryshimeve të bëra në ligjin për KPK-në, e paprekur ka mbetur çështja e emërimit të kryeprokurorit të shtetit.

Ndryshime edhe për këtë proces kishte kërkuar shoqëria civile, por që sipas tyre nuk pati vullnet politik për ta rregulluar edhe këtë çështje.

Ky ligj ishte kontestuar disa herë nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit