Për ligjin për gjuhët ka folur sërish lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që siç tha, në seancën e 11 dhjetorit që e pati Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit është përgatitur që ta hedhë në koshin e plehrave ligjin për gjuhën shqipe.

Ahmeti tha se ligji për gjuhën është i larë në gjak dhe nëse nuk frikësohen, le të urdhërojnë e ta ndryshojnë.

“Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka përgatit ta hedhë në shportën e  plehrave ligjin e  gjuhës dhe këto informata I kemi pasur, që tani dalin e thonë se nuk ka qenë e vërtetë. E vërtetë si delli që linden nesër ka qenë. Kur dikush të thotë “mos mendo se të frigohem”, ai firgohet. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha se ne nuk u friguam, jemi burra trima. Hajde urdhëroni, ndryshojeni ligjin.  Ai ligj është i larë me gjak ore vëlla”, tha Ali Ahmeti