9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ligji për çmimin e produkteve medicinale, Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se pas gjysmës së dytë të këtij viti, do të fillojë implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale.

Ai për Ekonomia Online, ka thënë se deri më 16 maj do të bëhen paraqitjet e të gjitha çmimeve ashtu siç e parasheh Ligji.

Vitin e kaluar në parlamentin e Republikës së Kosovës ka kaluar Ligji për nivelizimin e çmimit të barnave. Ky Ligj është në fazën e implementimit. Deri më datën 16 maj do të bëhen paraqitjet e të gjitha çmimeve ashtu siç e parasheh ligji por në këtë drejtim, kemi formuar dy mekanizma të filtrit që mos të abuzohet me çmimin. Përveç çmimeve që vijnë nga prodhuesi i kemi edhe çmimet referente nga rajoni dhe me implementimin e këtij ligji që do të ndodh gjatë këtij viti jo vetëm farmacistët që do të jenë të lumtur në këtë drejtim por të gjithë qytetarët e Republikës do të jenë zakonisht të lumtur sepse do ti themi njëherë e mirë stop por në mënyrë ligjore abuzimeve që kanë ndodhur me çmimet e barnave.” – ka thënë ai.

“Kemi pasur disa vonesa sa i përket komisionit dhe disa procedurave administrative që kanë zgjatur pak muaj dhe tani me intensitet të plotë grupet punuese janë duke punuar në këtë drejtim. Atë që e thash me datën 16 maj pritet që të publikohen të dorëzohen të gjitha çmimet dhe pastaj do të fillojë në bazë të Ligjit me afate kohore që i ka Ligji afatet e ankesave dhe afatet tjera të cilat presim që diku pas gjysmës së dytë të këtij viti të fillojë edhe me implementimin. Kurse sa i përket qytetarëve janë me qindra mijëra euro që qytetarët e Republikës së Kosovës do t’ i kursejnë për shkak se do të jetë tavani i këtyre çmimeve dhe më nuk mund të luhet më me çmime siç është bërë më herët.” – ka thënë Vitia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit