11.5 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Ligji për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, mesazhi i veprimtarit Bajraktari për Kosovën

- Advertisement -

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova.

Bajraktari në një postim në Facebook shkruan se kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Lexoni të plotë postimin e Bajraktarit:

Historike

Presidenti Donald Trump nënshkruan Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi është i qartë: paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare:

  • Mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veria-Atlantike
  • Mbështet qartë marrëveshjen për normalizim Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim real të saj
  • Konfirmon se qëllimi final është njohja reciproke
  • Refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike
  • Forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian

Kjo nuk është simbolike. Është një garanci politike dhe strategjike se integriteti territorial, sovraniteti dhe orientimi pro-perëndimor i shtetit tonë mbeten të mbrojtura nga aleati ynë më i madh.

Kosova duhet ta lexojë me kujdes këtë ligj dhe t’i përmbushë detyrat e saj, sepse kjo qasje e forcon pozitën tonë ndërkombëtare dhe e afron edhe më shumë anëtarësimin e Kosovës në NATO — synimin tonë madhor për siguri, stabilitet dhe një të ardhme euroatlantike.

Kosova ka një shans historik të ecë përpara, e mbështetur në një partneritet të palëkundur me Shtetet e Bashkuara, që ka qenë dhe mbetet themeli i lirisë, pavarësisë dhe perspektivës sonë si shtet demokratik. 

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan.

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

 

Të ngjashme

Të fundit