-1.9 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Ligji parasheh paga të njëjta për të gjithë ambasadorët, kërkohet që të ketë dallime

- Advertisement -

Me Ligjin e ri të Pagave pritet që ambasadorët e Kosovës në të gjitha vendet të paguhen njësoj. Ish-ambasadori i Kosovës në Austri tha për tëvë1 se kjo duhet ndryshuar, teksa akuzoi Qeverinë për politizim të diplomacisë kosovare.

Me Ligjin e ri të Pagave ambasadorët e Kosovës do ta kenë koeficientin e pagës 12.8.

Sipas këtij Ligji, i bie që ambasadorët në të gjitha vendet të kenë pagën e njëjtë prej 1 mijë e 300 eurosh.

Por ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj thotë se nuk duhet të ketë trajtim të njëjtë në pagë për të gjithë ambasadorët, pasi ka dallim prej vendeve.

Ai vlerëson se në përcaktimin e këtij koeficienti, ka pasur ndikime politike.

Canaj tregon edhe disa veprime që duhet ndërmarrë nga Qeveria për nivelizimin e pagave të tyre.

Kurse, politologu Dritëro Arifi përmend problemet që mund të paraqes kjo në punën e ambasadorëve.

Kujtojmë që vlera e koeficientit, nxiti reagimin e opozitës dhe sindikatave, duke kërkuar shifër më të lartë.

Ndërsa nga ekzekutivi, gjatë prezantimit, u tha se çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë. /Teve1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit