-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Ligji i Pagave, Tahiri: 10 mijë punonjës mund të jenë të kënaqur, 70 mijë nuk janë

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit sot ka miratuar kërkesën e tyre për debat parlamentar për punën e qeverisë.

Pas mbledhjes, ai ka thënë se brenga kryesore e AAK-së është gjendja sociale, ekonomike, papunësia, humbja e shpresës dhe ikja e rinisë nga Kosova.

Për dy vjet ka pasur fjalë, premtime e zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë të kësaj qeverie. Sa i përket Ligjit të Pagave, 10 mijë punonjës mund të jenë të kënaqur, po 70 mijë të tjerë zgjohen në mëngjes e shkojnë në punë, vetëm sa për të dalë në punë, e jo se ligji u ka krijuar kushte për administratën shtetërore. Paga minimale në sektorin privat nuk është askund. Reforma në sektorin social, ndihma për pensionistë nuk ka ndodhur. Nëse pyet dikush se cili është suksesi i Qeverisë Kurti, nuk dimë çka të themi! Përveç një ure në fshatin Saradran në Istog, nuk ka asnjë investim tjetër kapital”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka treguar se kjo parti ka kërkuar një rezolutë dhjetë pikëshe.

Paga minimale është caktuar 265 euro, përderisa koeficienti në Ligjin e Pagave është 105 euro, këtu ka probleme serioze në koncept zhvillimor dhe projekte. Kjo Qeveri shtynë përpara projektligje që nuk kanë efekt në jetën publike. Ky është vendi i vetëm që pas krizës së energjisë elektrike nuk e ka të miratuar strategjinë për energjinë”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit