7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ligji i pagave/ Syla-Qeverisë: Momenti i fundit të reflektoni, trazirat janë të pashmangshme

- Advertisement -

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla përmes një komunikate për media ka njoftuar se nuk kanë marrë pjesë në pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të Pagave dhe nuk janë në dijeni për vlerën e koeficientit.

Ai bën apel Qeverisë që sa më parë të publikojnë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces, raporton Indeksonline.

“Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe trazirat sociale janë të pashmangshme”, është thirrja e fundit e tij për Qeverinë.

Komunikata e plotë:

Të nderuar punëtorë shëndetësorë, meqë këto ditë po qarkullojnë draftet e ndryshme dhe reagime të ndryshme për Ligjin e Pagave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ju njofton se ne:

  1. Nuk kemi marr pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të Pagave dhe
  2. Nuk jemi në dijeni për vlerën e koeficientit

Andaj çdo reagim nga grupet e caktuara mund të shkaktojë amulli dhe dëmtim të procesit për Ligjin e Pagave.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces.

FSSHK i siguron të gjithë punëtorët shëndetësor se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkoj në dëm të punëtorëve shëndetësor.

Në fund thirrje publike Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe,trazirat sociale janë të pashmangshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit