3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

“Ligji i më të fortit po kthehet”, Macron thotë se SHBA-ja po tërhiqet nga rendi ndërkombëtar

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në një fjalim para ambasadorëve francezë në pallatin presidencial Elysee se Shtetet e Bashkuara “po largohen gradualisht nga disa prej aleatëve të tyre dhe po çlirohen nga rregullat ndërkombëtare”.

“Është çrregullimi më i madh, ligji i më të fortit, dhe njerëzit e zakonshëm pyesin veten nëse Grenlanda do të pushtohet, nëse Kanadaja do të jetë nën kërcënimin e bërjes shteti i 51-të (i Shteteve të Bashkuara) apo nëse Tajvani do të rrethohet më tej”, tha Macron, citon Associated Press.

Presidenti francez vuri në dukje një botë “gjithnjë e më jofunksionale” ku fuqitë e mëdha, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, kanë “një tundim të vërtetë për ta ndarë botën mes tyre”.

Komentet e presidentit francez vinë pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë fundjavën e kaluar ku u rrëmbyë presidenti i vendit, Nicolas Maduro.

Pas këtij aksioni, administrata Trump ka rifilluar argumentet mbi pushtimin e Grenlandës për arsye sigurie.

Të ngjashme

Të fundit