Kosova e ka arritur mbrëmë një fitore goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Qipron me rezultat 3:0.
Njëri nga golashënuesit e ndeshjes ishte edhe kapiteni Amir Rrahmani, i cili ndonëse qendërmbrojtës realizoi sikur të ishte sulmues.
E pikërisht Rrahmani, është futur në formacionin e javës sipas faqes së njohur Sofascore transmeton klankosova. Aty, mbrojtësi i Napolit u vlerësua me notën 8.4.
Po në 11-shen e javës është edhe shqiptari tjetër Isak Alimi, i Maqedonisë së Veriut.