7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Liga e Kampionëve, sonte vëmendja në ndeshjen Barcelona-Bayern

- Advertisement -

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e xhiros së pestë në Grupin A, B,C dhe D.

Kryesfida e mbrëmjes luhet në ‘Camp Nou’, ku do të përballen Barcelona dhe Bayern Munich, sfidë kjo që luhet në kuadër të Grupit C.

Katalonasit pas barazimit me Interin xhiron e kaluar, tashmë opsion të vetëm kanë fitore, derisa kualifikimi i tyre në rundin tjetër varet edhe nga sfida Inter-Viktoria Plzen. ‘Kiksi’ i Interit do të dërgonte skuadrën e Xavi Hernandez në rrethin tjetër, edhe pse pak është e besueshme se Plzen mund të mposhtën skuadrën e Simone Inzaghit në ‘San Siro’.

Aktualisht Bayern Munich kryeson grupin me 12 pikë, derisa pesë më shumë së Interi, kurse, Barcelona është e treta me katër pikë, derisa Plzen është e fundit pa asnjë pikë.

Ndeshja interesante parashikohet të luhen edhe në Grupin A, ku takohen Ajax-Liverpool dhe Napoli-Rangers. Në këtë grup gjerat duket se janë të qarta pasi që Napoli dhe Liverpool tashmë e kanë siguruar kalimin në rundin tjetër me nga 12 pikë përkatësisht nëntë pikë të tubuara.

Edhe Grupi B vjen me sfida interesante, ku takohen Atletico Madrid-Bayer Leverkusen dhe Club Brugge-Porto. Skuadra belge që është edhe befasia e këtij sezoni në Champions, synon një tjetër rezultat pozitiv në mënyrë që të prek kalimin në rrethin tjetër, derisa Atletico Madridi vetëm me pikët e plota kundër Leverksuenit mund të mbajë gjallë shpresat për kalim në rundin tjetër të kësaj garë masovike evropiane.

Gjithsesi se ndeshje të rëndësishme do të luhen edhe në Grupin D, ku përballen Eintracht Frankfurt-Marseille dhe Tottenham-Sporting.

Liga e Kampionëve

Sonte takohen:

Grupi A

21:00, Ajax-Liverpool

21:00, Napoli-Rangers

Grupi B

18:45, Clube Brugge-Porto

21:00, Atletico Madrid-Bayer Leverkusen

Grupi C

18:45, Inter-Viktoria Plzen

21:00, Barcelona-Bayern Munich

Grupi D

21:00, Eintracht-Marseille

21:00, Tottenham-Sporting 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit