-6 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

- Advertisement -

Jose Mourinho me Benficën e kanë shkaktuar senzacionin më të madh të mbrëmjes duke e mposhtur Real Madridin në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve.

Në një duel të jashtëzakonshëm në stadiumin “Da Luz” në Lisbonë, Mourinho udhëhoqi një skuadër të talentuar ndaj ish-ekipit, duke shkaktuar një nga befasitë e mbrëmjes, në ndeshjet e fundit të fazës së ligës.

Triumfi prej 4:2 ishte i mjaftueshëm për portugezët për të vazhduar tutje pasi skuadra përfundoi me vetëm 9 pikë, në pozitën e 24-të dhe vendimtar ishte vetëm goldallimi, -2 gola, falë golit në minutën e tetë shtesë, nga portieri Trubin.

Humbja prej 4:2 i kushtoj “Los Blancos” të cilët u larguan nga top tetëshja e ekipeve më të mira dhe fati i skuadrës tani varet nga ndeshjet e Play-Offit.

Të ngjashme

Të fundit