Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për duelet e kthimit në kuadër të 1/16-ës së kësaj gare, ku edhe do të mësohen dy çerekfinalistët e radhës.
Të dy përballjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku Manchester City dhe Real Madridi do të synojnë kualifikimin tutje, raporton KosovaPress.
Kampioni aktual evropian e pret në shtëpi, në stadiumin “Etihad” skuadrën e Copenhages, të cilën e mposhti në ndeshjen e parë në “Parken Stadium” me shifrat 3:1.
Ndërkaq, stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Real Madridit dhe RB Leipzigut. Ndeshja e parë në “Red Bull Arena” u mbyll 1:0 në favor të gjigantit spanjoll.
Me përfundimin e ndeshjeve të sotme do të mësohen edhe dy skuadrat e radhës që i bashkohen Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain në finale.
Ndeshjet e sotme:
21:00 Real Madrid – RB Leipzig (Stadiumi Santiago Bernabeu)
Ndeshja e parë u mbyll 1:0 në favor të Realit.
21:00 Manchester City – Copenhagen (Stadiumi Etihad)
Ndeshja e parë u mbyll 3:1 në favor të Cityt.