-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Lidhur me debatin për shaminë e fëmijëve në shkolla

- Advertisement -

Shkruan: Selim Mehmeti

Debati i këtyre ditëve për shaminë e fëmijëve në shkolla, me riktheu në disa kujtime të fëmijërisë time, të fundit të viteve të ’70-ta dhe fillimit të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe vajzat e fundit të fshatit tim të lindjes dhe të familjës sime, e fituan të drejten e tyre për heqjen e shamisë, e cila në atë kohë bartej kryesisht në shtepi apo kur udhëtonin në qytet dhe për vizita familjare.

Kurrë nuk mund ta harroj gëzimin dhe lumturinë e shprehur në fytyrat e atyre vajzave, të cilat morën bekimin dhe përqafimin e prindërve të tyre, për të hequr përfundimisht shaminë.

Sot, pas 40 viteve, individ dhe grupe të caktuara të angazhuar në lëvizje fetare për legalizimin e pikëpamjeve dhe bindjeve të tyre, lobojnë në përkrahje të shamisë për fëmijë në shkolla, lexo për të vendosur që fëmijët tanë, vajzat dhe motrat tona të bartin shaminë në shkolla.

Lobimi për shaminë është duke u bërë si iniciativë për të drejtat e fëmijëve – vajzave, mirëpo në horizont nuk duket se është iniciativë për të drejtat e vajzave, sepse nuk prek thelbin e të drejtave të fëmijëve – vajzave tona për mundësi të barabarta dhe edukim cilësor, për kushte dhe mirëqënie në moshën e fëmijërisë dhe të shkollimit.

Kurrë nuk duhet harruar se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, kjo përcaktohet me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me nenin 38 të Kushtetutës sonë Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar. Po me këtë nen, me paragrafin 4 të këtij neni thuhet qartë se Liria e manifestimit të fesë, e manifestimit të besimit mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë. Në këtë drejtim, si masë parandaluese është vendosur edhe ndalimi i bartjes së uniformës fetare në shkolla dhe respektimi i rregullave të shkollës të cilat hartohen nga komuniteti i shkollës dhe miratohen nga Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Kushtetuta, ligjet dhe rregulloret e shkollave që lidhen me të drejtat e fëmijëve, në radhë të parë duhet të respektohen që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore, të kenë mundësi të barabarta për shkollim cilësor. Ato mund të ndryshohen me procedura demokratike, por jo me presione për interesa të grupeve të caktuara. Për çështje të ndieshme duhet të kemi konsensus kombëtar, në interes të vlerave e traditës së përparuar shqiptare, vlerave të shoqërive të përparuara.

Është koha e fundit që prijësit dhe edukatorët fetar në Kosovë dhe kudo në shqiptari, vlerat e besimit e të fesë t’i bashkëdyzojnë me identitetin dhe vlerat tona kombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit