11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lidhja e tyre bëri bujë, Stine flet për Roza Latin!

- Advertisement -

Në fillim të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 3”, Roza Lati përmendi dhe lidhjen e saj të dikurshme me një personazh VIP kur ishte ende e re, duke nënkuptuar këtu artistin Stine.

E pyetur asokohe nga Rikja, nëse do të krijonte një lidhje brenda shtëpisë, Roza u përgjigj kështu:

Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpsë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.

Nga ana tjetër, këngëtari Stine ishte i ftuar në një prej rubrikave të “E Diell” këtë të diel me Argjira Spancën dhe Beniada Nishanin. Ai nuk arriti t’i shpëtonte pyetjes se si ishte marrëdhënia e tij me Roza Latin, pas ndarjes së tyre të bujshme. Emri i tij është përmendur disa herë nga moderatorja gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 3”.

Argjira: Nëse shiheni në rrugë a përshëndeteni?

Stine: Nuk flasim fare, kemi qenë shokë, por edhe në shoqëri nuk funksionoi, nuk flasim. Tani jam liruar me fol se më para nuk flisja në intervista.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit