13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lidhja e Sarës me boksierin, deklarohet Bardhi

- Advertisement -

Në Post Big Brother është diskutuar edhe për marrëdhënien e Sarës me një ish-boksier, i cili ka qenë kryefjala e mediave kur ajo ishte brenda BBV3.

Bardhi: Unë mendoj që këto thika pas shpine Sara i ka ngrënë në nëj farë forme për shkakun tim. Ajo krijoji një marrëdhënie për të cilën unë e iniciova, që prej fillimit unë isha që i shkoja nga mbrapa, doja ta njohja. Gjatë rrugëtimit tonë unë e kam pyetur se çfarë ka pasur, kam dashur që unë të dij të kaluarën e saj dhe ajo ishte e obliguar për të mi treguar që mos i marr vesh kur të dal unë jashtë.

Ledion Liço: Ke qenë i prekur nga komentet që Arbëri i ka bërë Sarës?

Bardhi: Po, na u duk pak tendencioz të dyve.

Arbër Hajdari: Unë jam mësuar që ish-banorët për shkak të pamundësive të veta për të menaxhuar veten, ta hedhin nga opinionistët. Jam mësuar me këtë dhe nuk e kam problem. Mua më intereson që historitë që kanë qenë klipe, janë transmetuar në emision, janë të sjella brenda në shtëpi nga ty jo nga unë.

Sara: Unë nuk kam pasur frikë nga çfarë kam bërë Arbër. Nuk kam bërë diçka që ka qenë imoral. Në fund të ditës kam qenë një vajzë single, nuk kam qenë as e martuar as kam tradhtuar asnjë. Tani të diskutohem sikur kam lënë burrin me katër fëmijë jashtë dhe e lashë dhe nuk pyeta e gjeta këtë personin është shumë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit