-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Lidhja e Bizneseve po merr pjesë në Konferencën Ekonomike në Luginën e Preshevës

- Advertisement -

Nën organizimin e ‘Unionit të Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc’, në këtë aktivitet dy-ditësh po marrin pjesë Lidhja e Bizneseve të Kosovës, me kryetar Besart Dreshaj, nënkryetar Hashim Deshishku dhe anëtarin e bordit Shkelzen Fekaj.

Nën moton ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’, kjo konferencë trajton tema të ndryshme për zhvillimin ekonomik të Luginës, duke u fokusuar në promovimin e produkteve vendase dhe krijimin e një rrjeti për t’i lidhur prodhuesit vendorë me ata ndërkombëtarë.

Në këtë forum marrin pjesë një numër përfaqësuesve të skenes politike, të bizneseve si dhe një numër i madh i afaristëve shqiptarë nga gjithë rajoni dhe diaspora.

Lidhja e Bizneseve, së bashku me deputetin Shaip Kamberi dhe afaristin e mirënjohur Lazer Destani, po merr pjesë në këtë konferencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit