-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Lideri i opozitës izraelite: Nuk po bëhet aq sa duhet për të liruar pengjet

- Advertisement -

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid ka thënë se vendi “nuk po bën mjaftueshëm” për të rikthyer pengjet, raporton The Times of Israel.

Duke folur me ligjvënësit të hënën, Lapid tha se pengjet duhej të ktheheshin në shtëpi tani.

“Sinëar mund të vritet edhe muajin tjetër”, tha ai, duke shtuar se nuk po bëhet aq sa duhet. “Ne duhet të bëjmë gjithçka dhe do të bëjmë gjithçka për t’i rikthyer ata, të gjithë.”, tha ai.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të ketë sukses në lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza pa presion ushtarak.

“Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak. Dhe ne nuk do të kemi sukses në lirimin e të gjithë pengjeve pa presion ushtarak.”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit