24 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Liderët opozitarë mbajtën takime në Ambasadën amerikane, pasi SHBA-ja pezulloi dialogun me Kosovën!

- Advertisement -

Kryetarët e tri partive më të mëdha opozitare kanë mbajtur takime në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo vije pasi Ambasada njoftoi për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë pasur takim me përfaqësues amerikanë rreth orës 15:00.

Takimi mbahet pak pasi SHBA-ja njoftoi për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra. Krasniqi i PDK-së bëri thirrje që partitë properëndimore “t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme”, ndërsa Abdixhiku i LDK-së tha se është “koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”.

Të ngjashme

Të fundit