18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Liderët opozitarë kritikojnë Kurtin për ndryshim të qëndrimeve

- Advertisement -

Një ditë pasi Qeveria pranoi t’i ndahen 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, kryetarët e partive opozitare kritikuan kryeministrin Albin Kurti për ndërrim qëndrimesh si opozitar dhe tashmë si kryeministër.

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se Kurti në opozitë ka përdorë gjuhë të ashpër ndaj gjyqtarëve të cilët patën marrë vendim në ndarjen e hektarëve për Manastirin.

“ Duke përdorur gjuhën më të ashpër të mundshme, duke shpallur tradhti këtë vendim dhe duke i atakuar gjyqtarët që e kanë marrë një vendim të tillë, për vite me radhë realisht ka krijuar huti në opinion ka fituar ndonjë votë aty këtu me populizmin e tij në fund sikur në shumicën e tjerave, ka hequr dorë”, ka thënë Krasniqi.

E Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, vendimet e Gjykatës sipas tij duhet të zbatohen dhe e sheh të dëmshme qasjen e kryeministrit Albin Kurti për vendin.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të pakotenstueshme, kur them janë të pakontestueshme nënkupton që ato janë të zbatueshme…..Fatkeqësisht, z.Kurti, ka zgjedhur me vetëdije të plotë të bëjë kauza të tilla, të rrejshme mbi bazën për ardhjen në pushtet. Dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë por gjithsesi ato janë të dëmshme. Ardhja në pushtet me kauza të rrejshme ka pasoja për vendin dhe stabilitetin politik”, ka thënë kreu i LDK-së.

Rikthim në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, sic njihet plani Franko-Gjerman, po kërkon kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“ E rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodhur dje që Kurti të rikthehet në Planin Franko-Gjerman për arsyeje se ju e shihni, në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në KiE, Kosovës po i kërkohet….ne për të mundur me ec drejtë NATO-së, na duhet me marrë kandidaturën për BE”, shprehet Haradinaj.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri Albin Kurti i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës të funksionalizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Dhe këtë vendim e mirëpriten ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit