11.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Liderët evropianë bashkohen në Kiev për t’iu kundërpërgjigjur paradës së Vladimir Putinit

- Advertisement -

Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe liderët e tjerë evropianë, Presidenti francez Macron, kancelari i ri gjerman Friedrisch Merz dhe presidenti polak, Donald Tusk,  kanë arritur në kryeqytetin e Ukrainës.

Ky bashkim i tyre është një përgjigje kryesisht ndaj paradës së mbajtur dje nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Pas arritjes në Kiev, Stramer, Macron, Merz dhe Tusk u mirëpriten nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska në sheshin Maidan në qendër të Kievit, një simbol i pavarësisë së Ukrainës.

Në një ceremoni solemne, ata vendosën qirinj në një memorial për të rënët e luftës së Ukrainës.

Siç shkruan BBC, sot janë raportuar edhe sulme rusë në Ukrainë, derisa Rusia po hyn në ditën e tretë të armushpimit.

Në rajonin verior të Sumy-t, një grua 85-vjeçare u vra, tre të tjerë u plagosën, 19 shtëpi banimi dhe 10 ndërtesa të tjera u shkatërruan ose u dëmtuan, thotë policia ukrainase.

Të ngjashme

Të fundit