13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Liderët e BE-së thirrje për një përpjekje kolektive për të armatosur Ukrainën

- Advertisement -

Por sigurisht që ka probleme thelbësore: Ukraina ka sasi të pamjaftueshme të municionesh. Dhe angazhimet për mbështetje ushtarake rrezikojnë të mos përmbushin nevojat e Ukrainës.

Thirrja e përbashkët e 5 lidërve  evropianë

“Në fillim të vitit të kaluar, BE-ja u angazhua për një qëllim ambicioz për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predhs përpara fundit të marsit 2024. Po rai qëllim nuk u arrit.

Por ne nuk mund të heqim dorë nga premtimi ynë. Nëse ushtarët ukrainas do të vazhdojnë luftën, nevoja për municion është e madhe. Dhe dërgimi i armëve dhe municioneve nga shtetet anëtare të BE në Ukrainë është më i rëndësishëm se kurrë.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë qenë mbështetës të fortë të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë. Rusia nuk ka mundur të arrijë asnjë nga qëllimet e saj në luftën që filloi. Por përpjekjet tona nuk duhet të shuhen.

Ne duhet të rinovojmë vendosmërinë tonë dhe të dyfishojmë përpjekjet tona në mënyrë që të sigurojmë që të mbajmë mbështetjen tonë për aq kohë sa të jetë nevojshme.

Ajo që është urgjente sot është sigurimi i municioneve dhe sistemeve të armëve, duke përfshirë obuset, tanket, UAV-të dhe mbrojtjen ajrore, që Ukrainës i duhen në mënyrë urgjente tani.

Prandaj, ne duhet të insistojmë në gjetjen e mënyrave për të përshpejtuar dërgimin e armatimeve që i kemi premtuar Ukrainës. Mund të jetë nëpërmjet dhurimit të stoqeve ekzistuese ose prokurimit të përbashkët të municioneve përmes industrive tona të mbrojtjes.

Kjo kërkon zgjerimin e kapaciteteve industriale në Europë përmes kontratave kuadër të prokurimit dhe investimeve të qëndrueshme nga shtetet anëtare. Vendet partnere mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe janë të ftuar të bashkohen në përpjekjet tona kolektive.

Mënyrat janë më pak të rëndësishme. Qëllimet dhe mjetet janë kritike. Nënshkruesit e kësaj letre kanë bashkëpunuar tashmë për donacionet për Ukrainën, duke përfshirë dërgimin e tankeve kryesore të betejës, obuseve, municioneve artilerie dhe dronëve të zbulimit për Ukrainën.

Ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë të gjitha opsionet dhe të ftojmë aleatët dhe partnerët për të bashkëfinancuar iniciativat. Aftësia jonë për të vazhduar mbështetjen për mbrotjen e Ukrainës, si gjatë dimrit ashtu edhe në planin afatgjatë, është vendimtare.

Në fakt, është një çështje e sigurisë sonë të përbashkët europiane, dhe për gratë dhe burrat trima të forcave të armatosura ukrainase një çështje “jetë a vdekje”.

BE dhe vendet e saj anëtare duhet të rinovojnë përpjekjet e tyre dhe të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake. Barra është aq e madhe sa të gjitha shtetet duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur Ukrainë– duhet të vazhdojë të jetë një përpjekje kolektive.

Ne u bëjmë thirrje miqve dhe partnerëve të Ukrainës që të angazhohen për një mbështetje të qëndrueshme ushtarake afatgjatë për Ukrainën si një përgjegjësi e përbashkët evropiane.

Ky vendim duhet të merret nga secili vend. Vetëm atëherë Ukraina do të jetë në gjendje të ketë sukses në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus.

Ne duhet të veprojmë tani. Nëse Ukraina humbet, pasojat dhe kostot afatgjata do të jenë shumë më të larta për të gjithë ne.

Ne europianët kemi një përgjegjësi të veçantë. Prandaj, ne duhet të veprojmë. E ardhmja e Europës varet nga kjo.

Olaf Scholz

Kancelar i Gjermanisë

Mette Frederiksen

Kryeministre e Danimarkës

Petr Fiala

Kryeministër i Republikës Çeke

Kaja Kallas

Kryeministre e Estonisë

Mark Rutte

Kryeministër i Holandës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit