23.8 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Liderët e BE-së merren vesh për pozitat kyçe

- Advertisement -

Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur që Ursula von der Leyen të marrë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian, raporton revista e njohur “Politico”.

Në një takim në Bruksel, liderët e vendeve anëtare gjithashtu kanë vendosur që Antonio Costa të marrë drejtimin e Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas e Estonisë të marrë drejtimin e politikës së jashtme të BE-së.

Të martën, gjashtë negociatorë nga tre grupet centriste u pajtuan që von der Lyen, Costa dhe Kallas të marrin këto role. Të enjten, edhe liderët tjerë evropianë përkrahën këto vendime.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka abstenuar në përkrahjen e von der Leyen për mandatin e dytë, ndërkaq ka votuar kundër Costas dhe Kallas.

Ajo është shprehur e pakënaqur për shkak se ishte lënë jashtë bisedimeve, ani pse grupimi i saj politik në Parlamentin Evropian tani është grupimi i tretë më i madh pas zgjedhjeve evropiane të qershorit.

Von der Leyen tani do të përballet me votimin në Parlamentin Evropian. Edhe aleatët e saj partiakë e kanë pranuar se votimi do të jetë sfidë edhe më e madhe.

Votimi mund të mbahet më së largu deri më 18 korrik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit