Disa nga liderët botërorë kanë njoftuar se do të marrin pjesë në funeralin e Papës, i cili do tëm bahet të shtunën.
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei pritet të mbërrijë në Romë të mërkurën, raportojnë mediat argjentinase.
Edhe ai i Amerikës, Donald Trump ka konfirmuar mbrëmë se do të shkojë në funeralin e Papës, të cilin e përshkroi si një “njeri të mirë”.
Poashtu, presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do të jetë pjesë e varrimit.
Pos tij, edhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Burimet kanë thënë për Reuters se ai do të udhëtojë në Itali për funeralin e Papës i cili vdiq në moshën 88-vjeçare.
Në mesin e këtyre liderëve pritet të jetë edhe presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva dhe zonja e parë Janja Lula da Silva.
Lajmin e konfirmoi qeveria atje. Brazili ka shpallur gjithashtu shtatë ditë zie për Papën.