13 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Licensa e diskotekës “Pulse” në Koçan është e lidhur me ryshfet e korrupsion: “Përgjegjësit kanë emra dhe mbiemra”

- Advertisement -

Licensa e punës së disktotekës “Pulse” që mori flakë dhe si pasojë la të vdekur 59 persona dhe qindra të tjerë të plagosur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, është marrë përmes ryshfetit dhe korrupsionit – ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Siç e citoi media maqedonase “Meta”, Toshkovski ka refuzuar të jep detaje më të hollësishme për të mos dëmtuar hetimet të cilat “janë në fazë të hershme”.

“Nuk zbuloj më shumë detaje se jemi në një fazë shumë të hershme të atij hetimi. Dhe kjo licencë, si shumë gjëra të tjera, ka të bëjë me ryshfet dhe korrupsion. Për dallim nga më parë, në këtë rast përgjegjësit kanë emër dhe mbiemër që janë të përfshira në dhënien e paligjshme të licencave dhe do të përgjigjen”, theksoi Toshkovski.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit