8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Licencohet KEK-u një ditë pasi u ngrit si shqetësim në Kuvend 

- Advertisement -

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka konfirmuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vepron pa licencë. Kjo çështje ishte ngritur dje në Kuvendin e Kosovës nga kryetari i Komisionit për Ekonomi nga PDK-ja. Por, në fakt këtë vendim e kanë pranuar tek dje (e enjte) pak para orës 16:00.

“Nga data 13 tetor 2024, KEK-u punon pa licence edhe ky mundet të iu duket informacion i ri po KEK-u tha zyrtarisht nuk ka licencë që nga data 13 tetor”.

Ky shqetësim është ngritur dje në seancën e Kuvendit nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për gjendjen në KEK dhe skandalet e keqpërdorimet sipas tyre në këtë ndërmarrje.

Sipas Shalës, KEK-u nuk është licencuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe rrjedhimisht i ndalohet të hulumtojë, eksploatojë dhe të përpunojë mineralet, ku hyjnë edhe resurset e thëngjillit dhe nëse e bën këtë funksionon jashtëligjshëm.

Por, një ditë pas KEK-u thotë se e ka licencën që në fakt e ka pranuar vetëm dje (e enjte) pasdite.

“Më datë 22.10.2024, KPMM ka lëshuar Aktvendimin me Nr. protokolli 2470. Aktvendimi është pranuar nga ana e Divizioni të Prodhimit të Qymyrit, me 24.10.2024 në ora 15:13. Ky aktvendim aprovon kërkesën e KEK sh.a. për licencë shfrytëzimi, me vlefshmëri nga data 13.10.2024”, kanë thënë nga KEK-u për RTV Dukagjini.

Sipas kësaj ndërmarrje, ata kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe aplikimin e kanë bërë qysh vitin e kaluar por në mungesë të Bordit të KPMM-së, çështja nuk ishte shqyrtuar.

Edhe KPMM konfirmoi se e ka licencuar KEK-un për shfrytëzim të qymyrit në minierën Sibovc Jugperëndim.

“Mund t’u konfirmojmë se KEK Sh.a. ka licence të pandërprerë shfrytëzimi të qymyrit për minierën Sibovc Jug perëndim deri me datë 13.10.2026”.

Ndërkaq, nëse probleme të tilla kanë ndikuar për licencim për prodhim të energjisë në KEK, TV Dukagjini pyeti edhe ZRrE-në, të cilët gjithashtu thanë se KEK-u është e licencuar.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e dhjetë mbajtur me 30 shtator 2024, pas shqyrtimit të aplikacionit për vazhdim të kohëzgjatjes së licencës për TC Kosova A, në mbështetje  të dispozitave ligjore në fuqi, ka vazhduar edhe për dy vite licencën për prodhim të energjisë elektrike për Termocentralet e Kosovës A”, thuhet nëç përgjigjen e ZRrE-së.

KEK-u ka qenë në qendër të vëmendjes që nga arrestimi i kryeshefit të saj, Nagip Krasniqi e veçanërisht në javët e fundit kur dolën pjesë të komunikimeve të tij me Dejona Mihalin e VV-së, e cila i jepte udhëzime për punën e tij në ndërmarrje e madje edhe për reduktime të rrymës. /Dukagjini

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit