Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut i është vjedhur vetura zyrtare. Burime të mirë informuara brenda Policisë së Kosovës, kanë deklaruar për Gazetën Infokus se vetura e ministrit është vjedhur nga një person i dehur dhe më pas është dërguar për në Shqipëri.
Sipas të njëjtit burim vetura zyrtare është gjetur nga policia në Shqipëri, dhe brenda veturës është konfiskuar edhe diçka e jashtëligjshme çka edhe ka zgjatur procedurat e kthimit të veturës së ministrit në Kosovë.
Vetura e të parit të Infrastrukturës po vazhdon të mbahet nga policia e Shqipërisë, derisa po përgatitet një raport i detajuar se si është gjetur vetura nga policia shqiptare dhe çfarë është konfiskuar brenda saj, raport ky që pritet ti dorëzohet policisë së Kosovës.