Ministri i Ambientit, Liburn Aliu, i ka uruar të gjithë qytetarët për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët.
“Qytetarët tanë do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, që prej datës 1 janar 2024! Urime për të gjithë”, ka thënë Aliu.
Miratimi i vizave u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Ky votim ndodhi pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.
Nesër, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.
Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.
Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla,