12.1 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Liburn Aliu pas emërimit: Jam i nderuar, ky është port i shqiptarëve

- Advertisement -

Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, i cili sot u prezantua si drejtori i ri i Portit të Durrësit, deklaroi se ky port i përket të gjithë shqiptarëve.

“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu, i nderuar nga qeveria e Shqipërisë, nga zv.kryeministrja Balluku për një detyrë që më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Është port i të gjithë shqiptarëve, i rajonit, por nga ku Kosova merr pjesën më të madhe të mallrave”, u shpreh Aliu.

Ai theksoi rëndësinë që ka forcimi i lidhjeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Portit të Durrësit, duke nënvizuar se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Kosova ka nevojë të ketë një lidhje të fortë me portin e Durrësit, kjo sasi mallrash të shumëfishohet, kjo do të ndihmonte që ajo varësi t’i bëjë më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta”, tha Aliu.

Në përfundim, ai u ndal edhe te bashkëpunimi mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e përbashkët të kësaj detyre.

“Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.

“Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.

“Do jetë dhëndër Shqipërie, anon më shumë nga qytetari i Shqipërisë tanimë, megjithatë e thamë, porti është i gjithë shqiptarëve”, përfundoi Balluku për Aliun.

Të ngjashme

Të fundit