8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Liburn Aliu mohon akuzat për faljen e dhjetëra miliona eurove borxhe për ambalazhuesit e ujit

- Advertisement -

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një intervistë për Ekonomia Online, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Aliu ka thënë se të gjitha këto akuza janë politike dhe se raportimet nuk qartësojnë nëse është i përfshirë në këto akuza.

Ai fillimisht ka kërkuar sqarime se nga kanë ardhur falja e këtyre miliona eurove, ku përfshihet edhe Naser Hafizi, zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

“E para kjo nuk është akuzë, është shpifje. Sikur të akuzon duhet të ketë një bazë, një farë lloj lidhje logjike. Kur flasim për borxh ata do të duhej të flasin një herë sasinë. Pra thonë 90 milionë euro borxh apo si është ajo, si kanë ardhur tek ai 90 milionë euro. E dyta ku lidhet kjo me ministrin Liburn Aliu që ata dëshirojnë me thanë, në çka lidhet, si e paskam falur unë, kam pasur ndonjë vendim siç ka qenë përpara, vendim për falje apo diçka tjetër. A ka pasur ndonjë vendim të tillë ndonjëherë nga ana ime. A ka ndonjë marrëveshje me dikë, ku me kënd ajo marrëveshje, vetëm le të dalin ta thonë, krejt në rregull. Por të gjitha janë shpifje dhe nuk kuptoj cili është motivi mbrapa, mbase mund të jetë vetëm thjesht politikë, po mund të jetë edhe çka tjetër”.

“Por kur thuhet 90 milion euro i kanë ambalazhuesit, fillimisht e kanë thënë 90, mandej e kanë thënë, mirë 11 milion euro borxh, që 10 milion euro borxh. Kur thua janë 11 milion euro borxh, sipas udhëzimit administrativ të 2006-ës është 0.09 cent për litër të shitur. Pastaj kjo ka ndërruar në 0.001 cent, 0, 009 dhe pastaj është zvogëluar në 00. 001 cent për litër. Kur të thuash 10 milionë euro borxh, ose 11 milionë euro borxh, kjo i bije që qenkan shitur 1 miliardë, ose një miliard e 200 milionë, nëse thua 11 milionë, diku 200 milionë litra ujë nga të cilat taksa duhet me u llogarit kaq. Ose kur ta zbret në 0.001, i bie nëntëfishi i kësaj. Pra prej nga kanë ardhur këto shifra le të dalin le të thonë ata, shumë thjeshtë kështu edhe krejt në rregull”, ka thënë Aliu për EO.

I pyetur për publikimin e disa dokumente që e ndërlidhin ministrin Aliu me këto pretendime, Aliu tha se nuk vërtetojnë një gjë të tillë. Vendim të gabuar e ka quajtur edhe atë të ish-kryeministrit Haradinaj për një faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit.

“Ato nuk janë vërtetime të asaj, ato shumë thjesht nëse paska pasur hetim për këto, ku është hetimi, ku ka mbërri jemi në rregull. Unë mendoj që ai vendim i asokohshëm ku është thënë falet borxhi nuk ka një bazë të caktuar ligjore, se nuk është i definuar borxhi, pra është dashtë të definohet cilin borxh. Mbi të cilin udhëzim administrativ, mbi të cilin ligj, si është kalkuluar ai borxh. Unë mendoj që këtu ka qenë një gabim asaj kohe me ra në një farë lloj si të themi gafe ku falet një borxh i cili nuk është as i rregulluar e as i kalkuluar. Nuk mund të ketë vendime politike të cilat mbulojnë këtë fushë është tejet enjë gafe e madhe. Unë e quajta se është një daktilografim i dobët i pretendimeve të padijshme”, deklaroi Aliu.

Aliu ka thënë se ekziston mundësia që zyrtarët të cilët janë akuzuar mund të dorëzojnë padi për shpifje, por që ai vetë si ministër nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij, ai është një pretendim qesharak që do ja ulë “seriozitetin punës së tij”.

“Me sa di unë zyrtarët përkatës që janë akuzuar mbase që është përfolur për ta mbase edhe padisin. Vet prej pozitës së ministrit me u marr me ra në këtë nivelin qesharak të kësaj padie me thanë të drejtën me duket që pak edhe ja uli edhe seriozitetin edhe vetës me u marr me një pretendim tejet jo serioz dhe qesharak. Shume thjeshte si e llogarite, si po e lidh Liburn Aliun me këtë çështje”, ka thënë Aliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit