Aliu ka thënë se presidentja Osmani gjatë takimit me presidentin e Emiratave, i ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Faleminderit Presidente Vjosa Osmani-Sadriu
Shprehim falënderimin tonë ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me Lartëmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar.
Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, për bashkëpunimin e tyre në kuadër të COP28 dhe për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit tonë edhe më tej