11.5 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Liburn Aliu dha dorëheqje për shkak të tij, Kurti e propozon pikërisht Bashën për ministër të Infrastrukturës

- Advertisement -

Liburn Aliu dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit. Dy muaj pas këtij vendimi të njërit prej themeluesve të LVV-së, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti e propozoi po Bashën për ministër të po këtij dikasteri që udhëhiqej nga Aliu.

Në fund të gushtit, Liburn Aliu njoftoi se kishte dhënë dorëheqje si ministër në detyrë i Infrastrukturës, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë.

Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, Aliu tha se e kishte njoftuar për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, shkruante ai në një postim në Facebook.

Kurti, i cili e prezantoi sot një përbërje të re të qeverisë, e cila dështoi të zgjidhej, tha se kishte vendosur t’ia besonte po Dimal Bashës, ministrinë që në mandatin e fundit u udhëhoq nga Liburn Aliu – një ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt, ndërsa Basha pas këtyre zgjedhjeve arriti të mbërrinte pikën më të lartë në karrierën e tij politike, duke u ulur në karrigen e kryeparlamentarit.

 

Të ngjashme

Të fundit