3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Libri “Ato gdhendin dhimbjen” i autores, publicistes e gazetares Alketa Gashi Fazliu promovohet edhe në Berlin

- Advertisement -

Bashkëatdhetarët patën rastin që të kenë në duar librin i cili rrëfen për përjetimet e nënave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gazetari Hajriz Mamaj, tha se ky libër është një dokument shumë i rëndësishëm i cili do të mbetet fakt për ato nëna të shquara të kombit shqiptar. Ndërkaq Ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti tha se nëpërmjet rrëfimeve, shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu ka sjellë tek publiku historinë, dhimbjen e përjetimet e atyre nënave që dhanë më të dashurit e tyre vetëm që Kosova ta ketë më të shtrenjtën, lirinë.

No description available.
No description available.

Për punën e saj, autorja Gashi Fazliu tha se ka qenë shumë e vështirë mbledhja e rrëfimeve të nënave e të cilat janë 15 si numër simbolik i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gashi, tha se përjetimet që mori gjatë dëgjimit të rrëfimeve e kalitën për të gjetur forcën dhe për të sjellë në dritë këto përjetime.

Nënat me moralin, guximin dhe forcën që u dhanë bijëve të tyre mbetem shëmbëlltyra e shqiptarëve.

Libri, do të rrugëtoj edhe në shtetet e tjera të Evropës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit