Fluminense është në histori.
Skuadra nga Rio de Zhaneiro ka fituar për herë të parë Copa Libertadores duke mposhtur në kohën shtesë argjentinasit e Boca Juniors.
Boca Juniors 0-1 Fluminense – German Cano 36′
Heroi i Maracana quhet John Kennedy, i cili hyri në lojë në fund të pjesës së dytë dhe shënoi golin vendimtar (pas golave të Cano dhe Advincula në kohën e rregullt) për skuadrën e Felipe Melo dhe Marcelo në minutën e 8-të të pjesës së parë shtesë.
Boca Juniors [1]-1 Fluminense – Luis Advincula 72′
Një befasi për Boca-n e Cavanit, që nuk e ka fituar Kupën që nga viti 2007.
Boca Juniors 1-[2] Fluminense – John Kennedy 99′
Festë për tifozët karioka në Maracanà, festë për futbollin brazilian që fiton Libertadores-in për herën e pestë radhazi (që nga viti 2019, Flamengo dy herë dhe Palmeiras dy herë) për një rekord që do të jetë i vështirë për t’u thyer në futbollin amerikanojugor.