-0 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Liberalizimi i vizave, Lushaku e pyet Muratin: Cilin kriter e paskët plotësu ju që m’i marrë meritat?

- Advertisement -

Jehona Lushaku-Sadriu e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar zyrtarit të Vetëvendosjes, Hekuran Muratit, i cili i përshkroi meritat e vetme dhe ekskluzive partisë së vet për heqjen e regjimit të vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian.

Postimi:

Hekuran,

Cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju VV-ja, që po ke qejf me marr merita?

Ju e keni kall shtetin mos me lanë me u plotësu demarkacioni i kufirit, si kushti i fundit nga BE. Ja keni humbë Kosovës një dekadë pa liberalizim. Radhët e gjata para ambasadave të qytetarëve tanë për viza për 10 vjet kanë qenë prej jush! A keni harru cka ka bë ju VV asokohe, a? Demalkacioni, Demalkacioni…

Protesta, gas në Kuvend, molotov,… e çka s’keni bë për me ndërtu kauza të rrejshme për pushtet!

Sot, po krenohesh me punën që e kanë bërë të tjerët, se s’po ke çka me tregu për qeverisjen e juaj!

Sot, Kosova është në SANKSIONE dhe më e izoluar se kurrë! Kosova ka humbë 1 miliard euro asistencë si rezultat i sjelljeve tua edhe Kurtit! Sa shkolla, rruga e sa projekti kish arritë me u realizu me këto grante, që ju ia keni humbur Kosovës.

Keni me u ndëshku keq më 28 dhjetor për këto manipulime historike që ia keni bërë vendit!

Të ngjashme

Të fundit