6.3 C
New York
Monday, March 24, 2025

Buy now

“Liberalizimi” energjetik për bizneset rrezikon punëtorët, rritë kostot dhe çmimet

- Advertisement -

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për heqjen e së drejtës së furnizimit nga Shërbimi Universal për konsumatorët me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor nga 1 qershori, ka ndezur alarmin e panikut te bizneset.

Qindra prej tyre, së bashku, tashmë kanë kërkuar nga Rregullatori që të shtyjë ekzekutimin e vendimit për një vit – për të siguruar kontrata me çmime më të favorshme.

Kjo pasi, dalja në tregun e hapur apo në bursa për blerje të energjisë, krahas çmimeve më të larta, do të nënkuptonte edhe kosto shtesë për transmision.

“Sot nuk është problem vetëm kostoja e blerjes së energjisë elektrike, kosto shumë e lartë është transporti i energjisë elektrike. Dhe nëse kjo kalkulohet, atëherë bizneset do ta kenë të pamundur një funksionim normal dhe nëse do të jenë kostot kaq të larta atëherë si mund të janë konkurrent në tregun vendor, rajonal dhe më gjerë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, Ekspert i Ekonomisë.

Teksa vuri në pah mungesën e diskutimit paraprak me sektorin privat, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu vlerësoi se, mes tjerash, kjo mund t’i detyrojë bizneset të rrisin çmimet e produkteve të tyre.

“Vetëm tani kanë filluar kalkulimet si të ulet numri i punëtorëve, që të hapen biznese të reja që t’i iket një barriere të tillë që po përgatitet, prandaj besoj që është koha kur dialogu duhet jetë fuqia më e madhe e zgjidhjes së problemeve në veçanti me komunitetin e biznesit, por duhet të mendohet edhe në ekonomitë familjare, sepse standardi i qytetarëve të Kosovës çdo ditë është më i vobektë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, Ekspert i Ekonomisë.

Krahas konstatimit se Rregullatori i Energjisë nuk është përgatitur për liberalizmin e mirëfilltë të tregut pasi Kosova e ka shitur të drejtën në energji, Hamdi Malushaj nga Dhoma e Tregtisë vlerësoi se kriteret janë të paqëndrueshme.

“Cila është përgatitja e tregut? Çka kanë ofrua? Sa kompani kanë ofrua me shitë energji në Kosovë? Cilat janë licencuar? Me cfarë kushtesh? Dhe ku është biznesi në këtë treg – përveçse KEDS-i me qitë në tavolinë të njëjtin produkt që ta ka shitë deri sot edhe më të këqyrë ty: Ku po e blen? Unë kaq po ta lë. Kurrkush s’shet aty”, ka thënë Hamdi Malushaj, Ekspert i Energjisë / Dhoma e Tregtisë.

Në Kosovë, zyrtarisht janë të licencuara afër 20 kompani furnizuese, por si pasojë e marrëveshjes për furnizim me shumicë KEK-KESCO, kjo e fundit është dominuese në treg – me ç’rast aplikohen tarifat e rregulluara.

Çmimi mesatar bazë për një megavat në bursën e Hungarisë muajin e kaluar ishte 158.88 euro ndërsa ai i pikut, 167.33 euro – pa kostot e transmisionit – që është ndjeshëm më lartë sesa që paguajnë aktualisht bizneset. /Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit