Liberalët e qendrës nën drejtimin e Rob Jetten kanë marrë një epërsi të papritur në zgjedhjet holandeze, sipas sondazhit kryesor të daljes në votim, dy vjet pasi partia e tij ra në vendin e pestë në votimin e fundit.
Jetten zhvilloi një fushatë të jashtëzakonshme në javët e fundit, dhe sondazhi i daljes në votim i Ipsos I&O sugjeron se liberalët e tij D66 kanë fituar 27 vende, dy më shumë se populisti anti-islam Geert Wilders i cili fitoi zgjedhjet e fundit, ka raportuar BBC.
Edhe pse rezultati përfundimtar është shumë i ngushtë për t’u përcaktuar, Wilders pranoi fitoren dhe Jetten u tha mbështetësve se “miliona holandezë kanë kthyer një faqe”, duke zgjedhur politikë pozitive.
Tre parti të tjera janë shumë afër, duke përfshirë liberalët konservatorë, partinë e majtë të Gjelbër-Laburistë dhe Kristian Demokratët.






