LG shfrytëzon çdo vit evenimentin CES për të prezantuar një TV të ri. Këtë vit në Las Vegas kompania debutoi diçka ndryshe krahas serive M dhe G.
OLED T është ai çfarë kompania e quan televizori i parë transparent wireless OLED me rezolucion 4K dhe teknologjinë wireless të transmetimit të audio dhe video të LG.
Njësia ka një ekran që rrotullohet në një kuti në bazën e tij dhe përdoruesit mund ta ngritin ose zbresin më poshtë me një buton.
OLED T fuqizohet nga procesori i ri Alpha 11 AI i LG që ofron 4 herë më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar. Fuqia shtesë rris performancën grafik me 70 përqind dhe shpejtësinë e përpunimit me 30 përqind.
Edhe Samsung prezantoi një TV transparent në CES 2024 por versioni i kompanisë ishte Micro OLED. Asnjëra prej kompanive nuk foli për koston apo kur do të jenë të disponueshëm TV e rinj. /PCWorld Albanian/