10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Lexoni oj lopët e gjalla”: Mehmetaj akuzon Kurtin se po e mohon gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një shkrim të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për gazetën amerikane New York Times, duke thënë se vet kryeministri e mohon gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

Mehmetaj ka shkruar se këtë shkrim e publikon për “pro’sorat mediokër” e personat tjerë që e lartësojnë Kurtin.

“Këtu tekstin po e lë për simpatizantët inteligjentë të Vetëvendosjes, meqë po besoj ata dinë anglisht. Për pro’sorat mediokër që i shtrihen për toke në mënyrë që ai të lartësohet mbi kurrizin e tyre të shthurur. Për laraskat e degjeneruara moralisht që i përdorin krejt notat e pentagramit për të prodhuar tinguj nënshtrimi ndaj tij.”- shkruan Mehmetaj.

Postimi pa ndërhyrje:

A ka kufi prostituimi i Albin Kurtit në politikë?

Po e shpërndaj këtu një shkrim që Albin Kurti e paska publikuar në New York Times ku më mënyrë kategorike e mohon se ka pasur gjenocid nga Serbia në Kosovë.

Mohimi i gjenocidit, nga kryeministri – fatkeqësisht – i Kosovës, është veç një nga skandalet e këtij shkrimi, të cilat do t’i shtjelloj gjerësisht në një artikull më vonë, por këtu tekstin po e lë për simpatizantët inteligjentë të Vetëvendosjes, meqë po besoj ata dinë anglisht.

Për pro’sorat mediokër që i shtrihen për toke në mënyrë që ai të lartësohet mbi kurrizin e tyre të shthurur.

Për laraskat e degjeneruara moralisht që i përdorin krejt notat e pentagramit për të prodhuar tinguj nënshtrimi ndaj tij.

Lexim të këndshëm oj lopët e gjalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit