Me një pamje natyrale dhe stil të guximshëm, Lexi pozoi me një jelek të bardhë, xhinse dhe taka të larta, duke reflektuar besim dhe elegancë.
Modelja e re, e cila ka nënshkruar kontratë me agjencinë prestigjioze Storm Model Management që në moshën 16-vjeçare, vazhdon të ngjajë gjithnjë e më shumë me nënën e saj të famshme, shkruan DailyMail.
Në një tjetër fotosesion, ajo pozoi me një xhaketë elegante të zezë, të brendshme me bel të lartë dhe geta, duke treguar sensin e saj të zhvilluar për stilin.
Lexi u ngjit për herë të parë në pasarelë gjatë Javës së Modës në Londër vitin e kaluar, duke përfaqësuar markën Tran Hung. “Isha shumë nervoze, por e shijova shumë përvojën”, tha ajo pas debutimit.
Ndërkohë, marrëdhënia e saj me të dashurin ka qenë gjithashtu në vëmendjen e medieve, pasi Lexi ndau një fotografi intime gjatë pushimeve familjare në Greqi.
Nëna e saj, Amanda, nuk nguroi të komentonte me humor fotografi duke bërë shaka me partnerin e vajzës.
Amanda dhe Chris Hughes, prindërit e Lexit, kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen për vajzën e tyre, teksa ajo ndjek hapat në industrinë e modës dhe përgatitet për një fillim të ri në universitet.