-2.5 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Lewandowski thyen heshtjen për bonusin ndaj Bayern-it: Barça po shikonte çdo euro

- Advertisement -

Robert Lewandowski ka komentuar për herë të parë raportimet se Barcelona i kishte kërkuar të mos shënonte gola për të shmangur pagesën e një bonusi ndaj Bayern Munich.

I pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje, sulmuesi polak u tregua i kujdesshëm në deklarata, por pranoi ekzistencën e situatës financiare delikate në klub.

“Ka disa gjëra për të cilat nuk dua të flas. Unë e respektoj Barcelonën dhe të gjithë ata që punojnë aty,” u shpreh Lewandowski.

Ai shtoi se ishte i vetëdijshëm për gjendjen e klubit në atë periudhë:
“Isha në dijeni të situatës së klubit. Shumë gjëra duhej të zgjidheshin për të mirën e Barcelonës.”

Lewandowski konfirmoi se bëhej fjalë për një bonus të lidhur me kontratën:
“Në thelb ishte një bonus. Në atë moment, Barça po shikonte çdo euro. Nuk ishte diçka e vogël.”

Megjithatë, 35-vjeçari theksoi se kjo nuk ndikoi në qëndrimin e tij profesional:
“Për mua nuk ndryshoi asgjë, nuk kisha asnjë problem me këtë, por vazhdimisht pyesja veten nëse duhej të shënoja apo jo.”

Deklaratat e Lewandowskit kanë rikthyer në vëmendje vështirësitë financiare të Barcelonës dhe presionin me të cilin klubi është përballur vitet e fundit.

Të ngjashme

Të fundit