1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Lewandowski shënon në fund, Barcelona shënon fitore në udhëtim kundër Valencias

- Advertisement -

Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore në udhëtim te Valencia.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Mestalla” përfundoi me rezultatin 0:1.

Robert Lewandowski ia siguroi fitoren katalunasve, pasi shënoi në minutat shtesë, (90+3’).

Një gol u shënua nga vendasit në këtë përballje nga Sergio Lino në minutën e 50-të, por që u anulua pastaj pas rishikimit me VAR – pasi gjatë aksionit njëri nga futbollistët kishte luajtur me dorë.

Barcelona pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe tani është lidere në tabelë, por me pikë të njëjta me Real Madridin. “Los Blancos” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër, kundër Gironas.

Valencia renditet e dhjeta me 15 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit