15.3 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Lewandowski me “hat-trick”, Barcelona fiton ndaj Celta Vigos

- Advertisement -

Të dielën mbrëma, Robert Lewandowski shënoi “hat-trick” dhe ndihmoi Barcelonën të triumfonte 4:2 ndaj Celta Vigos, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligës.

Polaku i shënoi golin e parë nga penalltia për 1:0, ndërsa golin e dytë e realizoi me asist të Marcus Rashfordit. Golin e tretë të tij dhe të fundit për ekipin shënoi sërish me asist të Rashfordit. Golin tjetër për Barcelonën e shënoi Lamine Yamal.

Për Celta Vigon shënuan Sergio Carreira dhe Borja Iglesias.

37-vjeçari Lewandowski ka shënuar tani shtatë gola në nëntë ndeshje kampionale për sezonin.

Me këtë fitore, Barcelona i afrohet në vetëm tre pikë kryesuesit Real Madrid, që udhëheq tabelën me 31 pikë, ndërsa Barcelona ka 28 pikë. Celta Vigo renditet e 13-ta me 13 pikë.

Të ngjashme

Të fundit