Barcelona ka shënuar fitore të madhe në një udhëtim të vështirë te Barcelona, duke triumfuar me përmbysje të rezultatit, ku Robert Lewandowski shkëlqeu me dy gola.
Hansi Flick e filloi mandatin e tij me fitore në krye të Barcelonës, ndonëse hasën në vështirësi për ta bërë këtë.
Katalunasit ishin dominues gjatë tërë takimit, duke krijuar shumë raste shënimi, por që u gjenden në disavantazh fillimisht.
Hugo Duro shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, për ta çuar skuadrën e tij në epërsi 1:0.
Hugo Duro!!!pic.twitter.com/1u1gNICJDx
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Por Lewandowski barazoi shpejt në minutat shtesë, i asistuar nga fantastiku 17-vjeçar Lamine Yamal.
Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, Robert Lewandowski, shënoi golin e dytë personal në këtë takim, pasi nga penalltia u tregua i saktë, për rezultatin 2:1.
Robert Lewandowski makes it two!
Barcelona gets lead 1-2pic.twitter.com/4LItUhBBHv
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Deri në përfundim të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, me Barcelonën që triumfoi në ndeshjen e tyre hapëse të LaLigës, që ishte e para në krye me trajnerin gjerman, Hansi Flick.