Përveç bordit të Barças, si dhe tifozëve “katalanas”, tashmë në Barcelonë, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” kërkohet dhe nga shtylla e sulmit të “blaugranave”, “bomberi” polak, Robert Lewandowski.
Leëa u shpreh haptazi, ku tha se të gjithë “e dinë” se “pleshti” e ka vendin në Barcelona, teksa shtoi se shpreson që sezonin e ardhshëm të luajnë së bashku me fanellën “kuqeblu”.
“Vendi i Messit është te Barça dhe nëse ai kthehet do të jetë diçka e pabesueshme.
Ne e dimë se vendi i tij është këtu te Barcelona. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”,- tha në fjalën e tij, “bomberi” polak.