Robert Lewandowski e ka bërë një gjest për t’u duartrokitur.
Futbollisti polak në fakt ia ka bërë ëndrrën realitet një vogëlushi.
Ky i fundit ia kishte mësyrë fushës në drejtim të sulmuesit të Barcelonës.
Por, atij i ishte ndalë rruga në gjysmë pasi ishte ndalur nga sigurimi, i cili po mendonte ta largonte atë nga fusha.
Por, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut u tregua mjaft bujar duke e larguar vogëlushin nga sigurimi dhe duke ia dhënë mundësinë që ta bënin një fotografi së bashku, me ç’rast edhe ia realizoi ëndrrën këtij tifozi të Barcelonës, i veshur me fanellën e gjigantit katalunas.