31.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Lewa për Yamalin: E pashë që në stërvitjen e parë që ishte special

- Advertisement -

Robert Lewandowski ka folur në superlativë për Lamine Yamalin, duke thënë se e kishte kuptuar që nga stërvitja e parë që çuni ishte i veçantë.

“Do të jem i sinqertë, stërvitja e parë ishte hera e parë në jetën time që e pashë atë, dhe vetëm brenda 50 minutave kuptova se ka diçka speciale”, ka thënë Lewandowski për kolegun e tij riosh.

Polakut nuk i besohej se një djalë kaq i ri në moshë zotëronte atë aftësi dhe pjekuri me top.

“Nuk mund ta besoja sepse kurrë nuk kam parë një lojtar si ai në këtë moshë”.

“Mendova se ishte e pamundur me vetëm 15 vjeç.”

Të ngjashme

Të fundit