Lidhja Demorkatike e Kosoëvs ka reaguar ashpër pas aktit të Gëzim Sveçlës shef i GP të VV, në sallën e objetktit komunal të Prishtinës, ku shihet duke shkatërruar pajisjet në këtë sallë.
Berat Rukiqi nga LDK ka bashkangjitur videon me një mbishkrim – Lëvizja e Vandalistave
Përderisa Besian Mustafa po nga kjo parti ka thënë se kjo është fytyra e përhershme e VV`së.
“Shkatërrimtarë e dhunues. Fytyra e përhershme e VV-së. Shefi i asambleistëve të VV në Prishtinë dëmton sallën sepse… është miratuar buxheti. Në dhunë janë themeluar, të tillë do jenë gjithmonë”, ka shkruar ai ndër të tjera.